Altin Dumani: SPAK i pavarur nga ndikimet politike. Të angazhuar në luftën kundër korrupsionit
Kreu i SPAK, Altin Dumani, ka theksuar edhe njëheër angazhimin e plotë të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion në luftën kundër korrupsionit.
Dumani tha ndër të tjera se veprimet e institucionit që ai drejton janë mbështetur në ligj dhe parime, por nga ana tjetër ai shtoi se ka dhe një sërë sfidash, ku veçoi mbingarkesën procedurale, pamjaftueshmërinë stafit dhe infrastrukturën.
“Në kohën kur besimi te drejtësia është i brishtë dhe pritshmëritë janë të larta, veprimet e SPAK janë mbështetur në ligj dhe parime. SPAK është zotuar për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar duke rritur kështu besimin.
Pavarësia dhe llogaridhënia janë shtyllat kryesore ku mbështetet SPAK. Kushtetuta garanton pavarësinë e jashtme dhe të brendshme të SPAK. Prokurorët veprojnë dhe marrin vendime të pavarura të paanshme. Kodet etike janë mure mbrojtëse ndaj çdo presioni dhe ndikim politik apo mediatik. Pavarësisht arritjeve, SPAK përballet edhe me sfida, ku veçojmë mbingarkesën procedurale, pamjaftueshmërinë stafit dhe infrastrukturën”, tha Dumani.
KOHA JONË SONDAZH

