Ambasada Amerikane në Tiranë: SHBA dhuron pajisje sigurie për të forcuar rrjetet kibernetike shqiptare

Ambasada Amerikane në Tiranë ka njoftuar se muajin e kaluar Zëvendësshefja e Misionit në detyrë, Kathryn Hammond, i ka dorëzuar Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike pajisje të avancuara për mbrojtjen e sigurt të rrjetit.

“Muajin e kaluar, Zëvendës Shefja e Misionit në detyrë Kathryn Hammond i dorëzoi pajisje të avancuara për mbrojtje të sigurt të rrjetit Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, si pjesë e mbështetjes së fortë të qeverisë së Shteteve të Bashkuara për forcimin e sigurisë kibernetike në Shqipëri. Në një botë gjithnjë e më digjitale, siguria kibernetike është një përbërës thelbësor i sigurisë kombëtare dhe i forcimit të mbrojtjes sonë të përbashkët ndaj kërcënimeve kibernetike keqdashëse. Shtetet e Bashkuara janë të kënaqura që kanë mbështetur Shqipërinë në forcimin e mbrojtjes së saj kibernetike – duke çuar përpara sigurinë rajonale dhe atë të NATO-s”, thuhet ne njoftimin e ambasadës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?