Ambasada e Amerikës: 8 anëtarë të Gardës kryen një trajnim taktik të nivelit të lartë nga Shërbimi Sekret i SHBA
Ambasada e Amerikës në Tiranë, ka informuar që 8 anëtarë të Gardës kanë kryer një trajnim taktik të nivelit të lartë nga Shërbimi Sekret i SHBA, që u mbajt në Budapest. ”Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri gjithashtu ofron pajisje taktike dhe është krenare që zhvillon trajnime të rregullta me individët e guximshëm që mbajnë të sigurt zyrtarët e drejtësisë në Shqipëri”,-shkruhet në njoftimin e ambasadës së SHBA-së.
Postimi i plotë
Shtetet e Bashkuara ndihmojnë në mbrojtjen e atyre që na ndihmojnë të luftojmë krimin e organizuar.
Së fundmi, tetë anëtarë të Gardës së Republikës, të cilët ofrojnë shërbime për mbrojtjen e zyrtarëve të qeverisë shqiptare, përfshirë prokurorët e SPAK, kryen një trajnim taktik të nivelit të lartë nga Shërbimi Sekret i SHBA në Akademinë Ndërkombëtare të Zbatimit të Ligjit të Shteteve të Bashkuara në Budapest.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri gjithashtu ofron pajisje taktike dhe është krenare që zhvillon trajnime të rregullta me individët e guximshëm që mbajnë të sigurt zyrtarët e drejtësisë në Shqipëri.
KOHA JONË SONDAZH

