Ambasada e SHBA në Tiranë: DASH po anulon vizat e shtetasve të huaj që kërcënojnë sigurinë kombëtare
Departamenti Amerikan i Shtetit po ndjek një politikë më të ashpër ndaj shtetasve të huaj që ndodhen në Shtetet e Bashkuara, duke anuluar vizat e personave që kryejnë krime, nxisin dhunë ndaj amerikanëve apo paraqesin rrezik për sigurinë kombëtare.
Mesazhi është përcjellë edhe nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, e cila ka publikuar deklaratën e administratës së Presidentit Donald Trump lidhur me politikën e vizave. ”Nën udhëheqjen e Presidentit Trump, Departamenti i Shtetit po anulon vizat e shtetasve të huaj që kryejnë krime, nxisin dhunë ndaj amerikanëve ose kërcënojnë sigurinë tonë kombëtare”,-shkruan Ambasada e Amerikës në Tiranë.
Sipas Departamentit të Shtetit, nën drejtimin e Presidentit Trump dhe Sekretarit të Shtetit Marco Rubio, autoritetet amerikane po përdorin anulimin e vizave si një nga mekanizmat për të mbrojtur sigurinë e qytetarëve amerikanë. Departamenti ka theksuar se personat e huaj që shkelin ligjet amerikane, nxisin dhunë ose mbështesin aktivitete të dhunshme mund të humbasin të drejtën për të qëndruar në SHBA.
KOHA JONË SONDAZH

