FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ambasada ruse i përgjigjet Ballës dhe Gonxhes: Mos kërkoni armiq aty ku nuk ekzistojnë

Taulant Balla gjatë fjalës në seancën plenare në Kuvend, përmendi Kremlinin si shkaktar të trazirave në protestë. Ambasada e Rusisë në Shqipëri thotë se pretendime të tilla janë të pabaza dhe se Rusia zbaton me rreptësi parimin themelor të mos ndërhyrjes në punët e brendshme të një populli tjetër. Ambasada shpreh keqardhje që politikanët shqiptarë, duke veçuar me emër, Blendi Gonxhen apo Taulant Ballën, “imponojnë publikut idenë e pabazë për ‘ndikim dashakeq’ të Rusisë’ dhe bën thirrje për një qasje më të përgjegjshme por edhe përmbajtje nga kërkimi i armiqve aty ku nuk ekzistojnë.

Postimi i plotë

Deklaratat e Ministrit të Turizmit, Kulturës dhe Sportit të Shqipërisë B.Gonxhja dhe Deputetit të Parlamentit të Shqipërisë, Kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste të Shqipërisë T.Balla në lidhje me “përfshirjen e Kremlinit” në protestat, që po zhvillohen në vend, ngjallin habi. Pretendime të ngjashme po shohim edhe në një numër mediash nga gazetarë të caktuar. Këto deklarata janë krejtësisht të pabaza.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rusia zbaton me rreptësi njërin prej parimeve themelore të politikës së saj të jashtme: parimin e mosndërhyrjes në punët e brendshme të shteteve të huaja. Moska gjithmonë respekton zgjedhjen e popullit dhe punon me qeverinë e zgjedhur në mënyrë legjitime. Ne i urojmë sukses dhe begati popullit shqiptar, pavarësisht koniunkturës së krijuar politike dhe nivelit aktual të marrëdhënieve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Me keqardhje vërejmë se kjo nuk është hera e parë që politikanët shqiptarë janë përpjekur t’i imponojnë publikut vendas në mënyrë të pabazë idenë e të ashtuquajturit “ndikim dashakeq” të Rusisë. Ne bëjmë thirrje për një qasje më të përgjegjshme ndaj deklaratave të tilla dhe një përmbajtje nga kërkimi i armiqve aty, ku nuk ekzistojnë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?