Ambasadori Gonzato: Reforma Zgjedhore, e rëndësishme për anëtarësimin në BE

Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, ka përsëritur edhe një herë nevojën e një Reforme gjithëpërfshirëse zgjedhore.

“Nisja e këtij cikli sot është moment i rëndësishëm për Shqipërinë. Duhet një reformë e thellë zgjedhore. Raporti i fundit i OSBE nxjerr disa problematika si fusha e pabarabartë, fushata zgjedhore apo financimi. Këto reforma nuk janë vetëm hapa teknikë por hapa themeltarë të Shqipërisë drejt BE-së. Reforma Zgjedhore përfaqëson një hap të mirë drejt integritetit zgjedhor. Nxisim palët për reformë gjithëpërfshirëse, duhet një produkt i mirë. KQZ ka marrë hapa të rëndësishëm në analizën paszgjedhore dhe ka paraqitur disa propozime. Depolitizimi është thelbësor. Reforma zgjedhore është pjesë domethënëse e rrugëtimit dhe zotimit që ka Shqipëria në grup-kapitullin e parë për anëtarësimin në BE, e para që hapet dhe e fundit që mbyllet”, tha ambasadori ditën e sotme në prezantimin e projektit të ri të Këshillit të Evropës “Mbështetje për Ciklin e Procesit Zgjedhor në Shqipëri.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?