FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ambasadori Gonzato takim me ambasadorët dhe anëtarë të PD: Shkëmbyem pikëpamje mbi reformat kryesore

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato me anë të një postimi informon se organizoi një diskutim të hapur midis ambasadorëve të shteteve anëtare të BE-së në Shqipëri dhe Jorida Tabaku dhe Oerd Bylykbashi nga Partia Demokratike.

“Sot në Delegacionin e BE-së prita një diskutim të hapur midis ambasadorëve të shteteve anëtare të BE-së në Shqipëri dhe znj. Jorida Tabaku dhe z. Oerd Bylykbashi nga Partia Demokratike. Shkëmbyem pikëpamje mbi reformat kryesore, siç janë Reforma Zgjedhore dhe Territoriale, si dhe mbi pjesëmarrjen demokratike në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.

Një proces legjislativ transparent dhe gjithëpërfshirës në Parlament përmes angazhimit aktiv dhe konstruktiv nga të gjitha grupet parlamentare dhe konsultimeve kuptimplote me përfaqësuesit e shoqërisë civile është thelbësor që Shqipëria të miratojë reforma të qëndrueshme në dobi të qytetarëve të saj”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?