Ambasadori Gonzato takon Adriatik Lapajn dhe Arlind Qorin: Një demokraci e shëndetshme ndërtohet mbi pluralizmin
Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato zhvilloi një takim me kreun e “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapajn dhe drejtuesin e Lëvizjes “Bashkë”, Arlind Qori, ku në foksu të bisedimeve ishin zhvillimet e aktualitetit politik. Gonzato shkruan se bashkëjetesa e zërave të ndryshëm politikë ndihmon në pasqyrimin e vetë strukturës së shoqërisë, siguron përfaqësim të drejtë dhe rrit besimin e publikut.
“Biseda të vlefshme sot me Adriatik Llapajn e Shqipëria Bëhet dhe Arlind Qorrin e Lëvizja Bashkë, ku ramë dakord se një demokraci e shëndetshme ndërtohet mbi pluralizmin.
Bashkëjetesa e zërave të ndryshëm politikë ndihmon në pasqyrimin e vetë strukturës së shoqërisë, siguron përfaqësim të drejtë dhe rrit besimin e publikut. Çdo votë e hedhur duhet të ketë të njëjtën peshë, në mënyrë që rezultatet zgjedhore të pasqyrojnë vullnetin e qytetarëve.
Prandaj reforma zgjedhore ka rëndësi. Një kuadër zgjedhor i drejtë dhe transparent siguron që përfaqësimi në parlament të pasqyrojë zgjedhjet e votuesve. Ai fuqizon qytetarët, nxit pjesëmarrjen dhe forcon llogaridhënien”, shkruhet në mesazhin e ambasadorit të delegacionit të BE-së në Tiranë, Gonzato.
KOHA JONË SONDAZH





