Ambasadori i BE, Gonzato krah kreut të SPAK-ut: Krimi i organizuar çrrënjoset duke goditur financat e rrjeteve kriminale

Lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, forcimi i hetimeve financiare dhe rikuperimit të pasurive, si rritja e bashkëpunimit operacional mes institucioneve të zbatimit të ligjit, ishin në qendër të diskutimeve gjatë komitetit drejtues të projektit “EU4LawEnforcement”, të mbajtur këtë të premte në Tiranë.

Takimi mblodhi përfaqësues të institucioneve shqiptare përkatëse të BE-së dhe të partnerëve ndërkombëtarë për të shqyrtuar ecurinë e projektit dhe për të diskutuar planin e ardhshëm të veprimit.

I pranishëm në këtë aktivitet, ambasadori i Delegacionit t ë Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato u shpreh se “projekti EU4LEA ka një mandat të gjerë për forcimin e kapaciteteve të Shqipërisë në luftën kundër krimit të organizuar”.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Me mbështetjen e tij, ne presim nga Shqipëria finalizimin e Strategjisë Kombëtare kundër Krimit të Organizuar dhe funksionalizimin e Zyrës së Rikuperimit të Pasurive. Funksionimi i kësaj zyre është thelbësor për hetime financiare të suksesshme”, tha ambasadori Gonzato.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga ana tjetër Gonzato theksoi se Zyra e Rikuperimit të Pasurive është një gur themeli i vizionit tonë të përbashkët për të çrrënjosur krimin e organizuar duke goditur interesat ekonomike dhe financiare të rrjeteve kriminale.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?