Ambasadori i BE-së bëri thirrje për miratimin e ligjit për barazinë gjinore, reagon ashpër Berisha

Kreu i PD-së, Sali Berisha, në një prononcim për mediat jashtë sallës së Kuvendit ka reaguar lidhur me deklaratën e ambasadorit të BE-së për të votuar projektligjin për barazinë gjinore.

Ambasadorit të Bashkimit Europian i them kaq unë. Zotëri ne absolutisht respektojmë orientimin seksual të çdo njeriu. Por përpjekjet tuaja për të imponuar shoqërisë shqiptare standarde të përkatësisë së shumëfishtë gjinore, përveç asaj binare… Edhe në statusin tënd ti je binar. Ka marrë vendimet e tij personale, nuk dua të merrem fare. Ligji nuk ka asnjë të përbashkët, le t’u thotë shqiptarëve, cila direktivë e BE bën fjalë për përkatësi të shumëfishtë gjinore, apo nuk a folur fare zëdhënësi i tij. Janë 21 vende të BE që nuk kanë ligj të tillë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?