Ambasadori i OSBE-së: Inkurajojmë punën e Komisionit për Reformën Zgjedhore

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve së bashku me Prezencën e OSBE-së në Shqipëri organizuan sot një aktivitet në kuadër të Ditës Botërore të Zgjedhjeve.

Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Michel Tarran ka komentuar gjithashtu edhe punën e Kuvendit për hartimin e Reformës së re Zgjedhore.

Rekomandimet e ODIHR janë për të përmirësuar ligjin e zgjedhjeve, dhe këtu inkurajojmë punën e komisionit për reformën zgjedhore. Shpresojmë që të fillojë punën e tij sa më shpejt. Puna e këtij komisioni është shumë e rëndësishme, sepse ka disa probleme të lidhura me ligjin zgjedhor që sipas nesh nuk është akoma aty ku duhet të jetë. Ky është rekomandim i vazhdueshëm i misionit të ODIHR. Më duket se kësaj here mesazhin e ODIHR e kanë lexuar dhe partitë politike”, tha Tarran.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?