FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ambasadori i OSBE-së, Tarran: E drejta për protestë të respektohet, dialogu politik mbetet sfidë

Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Michel Tarran gjatë një vizite në Korçë, nga gazetarët u pyet edhe për protestën. Ai theksoi se protestat janë pjesë normale e një shoqërie demokratike, ndërsa vlerësoi zhvillimin e tyre në mënyrë paqësore. Në të njëjtën kohë, ambasadori ngriti shqetësimin për nivelin e dialogut politik në Shqipëri dhe përdorimin e gjuhës së urrejtjes.

“Së pari duhet të them që protestat janë një aspekt normal i jetës demokratike dhe gëzohem shumë që Shqipëria u bë tani një vend ku protesta të tilla mund të organizohen. Edhe në mënyrë shumë qytetare, në mënyrë shumë paqësore. Ka pasur disa incidente por në përgjithësi, nëse shikojmë pas më shumë se një muaji, nuk ka pasur incidente të rëndësishme. Dhe njerëzit që shkojnë në protestë këtë e bëjnë në mënyrë civile, dhe kjo është, siç thashë, një aspekt shumë simpatik, shumë i mirë i jetës demokratike të vendit tuaj.

Sa i përket çështjet me të cilat merren ose për të cilat nuk janë dakord qytetarët që marrin pjesë në këto protesta, sigurisht që nuk është mandati im që të hyj në këtë debat. E dëgjoj, e shikoj, e kuptoj, të paktën mundohem ta kuptoj çfarë janë kërkesat. Vetëm jemi shumë kujdesshëm që të drejtat e qytetarëve për të marrë pjesë në këtë lloj protestash të jenë të respektuara nga pushteti, edhe inkurajojmë dialogun kur është e mundur. Keni pasur këtu në Shqipëri një sistem kur s’kishte pole, domethënë kishte vetëm një pol politik. Domethënë, s’duhet të shikojmë polarizimin vetëm nga pikëpamja negative. Fakti që ekzistojnë vendime të ndryshme, parti të ndryshme me programe të ndryshme, është diçka pozitive.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një gjë tjetër është problemi i si bashkëpunojnë, diskutojnë polet e ndryshme. Dhe fatkeqësisht duhet të thoni që dialogu në politikë në Shqipëri nuk është në nivelin e duhur. Dhe them unë këtë jo vetëm nga pikëpamja e substancës të dialogut, por them gjithashtu edhe nga pikëpamja e mënyrës të dialogut. Sepse mund të kesh ide absolutisht kundërshtare me njerëz me një tjetër, duke shprehur mendimin tënd në mënyrë të sjellshme, të pranueshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ne tani do të punojmë të shikojmë se çfarë mund të bëjmë për të ndihmuar për të luftuar kundër çfarë quhet “hate” (gjuhën e urrejtjes) që nuk është e pranueshme. Edhe një herë që të mos jesh dakord me komshiun, ose me kolegët është normale, por duhet të diskutosh, duhet të organizosh zgjedhjet. Kush fiton zgjedhjet, më vonë implementon programin e tij ose të saj, e duhet ta respektosh dhe duhet ta kesh mënyrën për të dialoguar me opozitën, brenda partisë dhe kuptoj unë që, siç thashë në fillim, që fjala polarizimi ka hyrë në fjalor bashkëkohor politik duke treguar diçka negativ, duke treguar për mosdialogun, mungesën e dialogut, ose dialogun në mënyrë shumë të ashpër me fjalor të papranueshëm”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?