
Ambasadori e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, organizoi një mbrëmje festive me rastin e 114-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
Në këtë aktivitet të veçantë morën pjesë Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, Kryeministri Albin Kurti, Zëvendëskryeministrja Donika Gërvalla-Schwarz, ish-presidentë, përfaqësues të trupit diplomatik, personalitete politike dhe institucionale, përfaqësues të FSK-së dhe KFOR-it, si dhe figura të njohura të artit, kulturës, medias dhe akademisë.
Mbrëmja nderoi historinë kombëtare, kremtoi krenarinë e përbashkët dhe ritheksoi lidhjen e veçantë e të pazëvendësueshme mes Shqipërisë dhe Kosovës.

