Ambasadorja e Bashkimit Evropian: E ardhmja e Shqipërisë në BE gjithmonë dhe më e prekshme
Sofia Moreira de Sousa, ambasadorja e re e Bashkimit Evropian në Shqipëri foli sot në Konferencën Ndërparlamentare mes përfaqësuesve të institucioneve shqiptare, Parlamentit Europian dhe parlamenteve të vendeve europiane.
Në fjalën e saj, ambasadorja tha se:
“Nuk ka vend më të mirë për të diskutuar zgjerimin sesa mes deputetëve. Shqipëria ka një ecuri konkrete drejt rrugës në BE. E ardhmja e Shqipërisë në BE po bëhet më e prekshme.
Ka arritje në sundimin e ligjit, veçanërisht krijimi dhe fuqizimi i institucioneve gjyqësore. Shqipëria ka ecur me kuadrin ligjor, me të drejtat e njeriut, edhe reformat ekonomike po ecin përpara. Ka ecuri, por edhe puna që duhet të vijojë është me rëndësi”, u shpreh ajo.
“Mesazhi është i qartë… Vazhdoni me këtë punë që po bëni, mbani fokus te rezultatet për qytetarët. Rrugëtimi europian i Shqipërisë e ka ndryshuar Shqipërinë në shumë aspekte. Detyra është që të vazhdojë”, tha ajo.

