
Ambasadorja e Bashkimit Europian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, ka zhvilluar paraditen e sotme një takim me kreun e grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.
Takimi po zhvillohet me dyer të mbyllura dhe deri më tani nuk janë bërë publike detaje zyrtare rreth temave të diskutimit.
Por ky takim vjen pasi prej disa ditësh në Shqipëri janë mbajtur protesta të dhunshme kundër Qeverisë dhe klima politike mbetet e tensionuar.
