Ambasadorja e BE-së në Tiranë takohet me Brahon: Konfirmova mbështetjen për SPAK

Ambasadorja e re e Bashkimit Europian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, është takuar këtë të hënë me kreun e Prokurorisë së Posaçme, Klodjan Braho.

“Puna e SPAK kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit të nivelit të lartë është thelbësor për të mbështetur sundimin e ligjit në Shqipëri”, shkruan ambasadorja përmes një postimi në X.

“Në takimin tim të parë me Kryeprokurorin Special rikonfirmova mbështetjen efikase, të pavarur, të fortë dhe të vazhdueshme ndaj SPAK. Vijimi i rezultateve të qarta në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit është element kyç për përparimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?