Ambienti dhe shëndeti i flokëve
Zakoni i të tymosurit dhe pirja e duhanit apo frekuentimi i ambienteve ku pihet duhan, rast në të cilin bëhesh konsumues pasiv, janë sigurisht pjesë e shkaqeve të rënies së mundshme të flokëve si edhe thinjes së shpejtë të tyre.
Substancat e shumta toksike të thithura që mbërrijnë në lëkurë së bashku me substanca të tjera të cilat shkatojnë ngushtim të enëve të gjakut, përkeqësojnë ciklin e rritjes së flokëve duke reduktuar energjinë në brendësi të lëkurës së kokës. Së bashku me tymin e cigares konsiderohen mbetje toksike mjedisore edhe smogu apo pluhurat e imëta që bien mbi flokë. Duhet t’i mbroni flokët tuaj kur është e mundur dhe lajini sa më shpesh nëse jetoni në zona apo vende pune ku ka ndotje.
Ekspozimi i tepruar ndaj rrezeve ultravjollcë nuk është i këshilleshëm edhe pse në këto raste dëmet ndaj flokëve janë më të limituara. Rritja e shëndetshme e flokëve pëson dëme në shtresat e saj të brendshme, tharje, ose në raste më të rënda inflamacione të gjëndrave të flokëve. Thamë një ekspozim i tepruar në diell sepse një ekspozim i moderuar, përkundrazi, është i dobishëm për shumë aspekte.
Një kujdes më i madh duhet t’i kushtohet kremrave “supozivisht” mbrojtës të flokëve të cilët nuk janë gjë tjetër veçse locione mbrojtëse nga dielli. Të tjera dëme për rënien mund të derivojnë edhe nga përdorimi i ujit të nxehtë gjatë larjes, pjasterat, tharësja e flokëve, etj. Duhen evituar gjithashtu lidhjet e flokëve tepër të shtrënguara e të tërhequra. Mbetet gjithmonë shumë e dobishme këshilla e shpëlarjes pas larjes në pishinë për të larguar klorin shumë agresiv. Këshillohet përdorimi i vazhdueshëm i një shampoje të përshtatshme, mundësisht e zgjedhur në funksion të gjendjes së lëkurës së flokut.
Tek atletët sigurisht nuk ndalohet larja e përditshme me shampo por ajo duhet të zgjidhet dhe përdoret në përshtatje me lëkurën e kokës së secilit dhe përputhje me nivelin e stresit. Në një tjtër moment, diskutimi i rradhës do të ishte ai për sa i përket ushqyerjes.. .