AMC shpall projektet fituese të programit “Bota jonë, ti”

punojnë.

AMC e filloi nismën “Bota jonë, ti” dy muaj më parë, duke ftuar qytetarët zhvillonin idetë e tyre për përmirësimin e mjedisit ose kushteve të jetesës në komunitetet ku ata vetë bëjnë pjesë. Rreth 100 aplikime, të ardhura nga gjithë Shqipëria, kishin në fokus kryesisht ngritjen e një mjedisi të kulturuar, shtimin e hapësirës së gjelbër, si dhe përfshirjen në shoqëri të grupeve të veçanta. 15 projekt-idetë më të mira u paraqitën për vlerësimin përfundimtar para një grupi specialistësh në fushën e mjedisit, shoqërisë civile dhe të AMC. Secili pjesëmarrës në ceremoni prezantoi projektin e vet para komisionit vlerësues dhe konkurrentëve të tjerë. Të gjitha idetë u hodhën në një faqë të dedikuar interneti, ku çdokush mund të votonte projektin e preferuar. Gjashtë projektet që u përzgjodhën për t’u vënë në zbatim ndikojnë në rritjen e cilësisë së jetës dhe sjellin ndryshimin tek një numër i madh banorësh: Projekti “Një lagje, një park multifunksional”, i Besion Kollit nga Tirana, synon të shndërrojë në park për komunitetin një hapësirë të shkatërruar. Projekti fitues i Eva Pjetrit parashikon ndërtimin e një këndi sportiv për gjimnazistët e shkollës “Muharrem Çollaku” në Pogradec. Juria mbështeti edhe idenë e 18-vjecarit Fjodor Qorri, i cili planifikon ngritjen e një mjedisi sportiv dhe të një zone të gjelbër në lagjen ku banon në Lushnjë. Këndi i lojërave në fermën ekosociale të Shkodrës ishte një ide novatore nga Kastriot Faci, ku perfshihen personat me nevoja të veçanta sociale. Projekti i Ornela Çelës lidhet me riciklimin e mbetjeve dhe edukimin mjedisor të adoleshentëve në zonën e Bathores. Projekti i fundit fitues do të rehabilitojë 2 mijë metra katrorë lulishte, që u shërben nxënësve të shkollës “Vasil Sota” në Fier, si dhe 11 mijë banorëve të zonës.

Fituesit shprehën kënaqësinë e veçantë  për mundësinë e ofruar nga AMC për të dhënë kontribut të prekshëm në komunitetin e tyre. Ata ritheksuan se angazhimi i tyre do të jetë përherë kaq entuziast, deri kur projektet të jenë bërë realitet. Përfaqësuesja e AMC, znj.Ornela Bego, Menaxhere e Marrëdhënieve të Korporatës, pohoi kënaqësinë që provoi kur u përball me një numër të madh aplikimesh dhe larmi projektesh si dhe veçoi faktin që pjesa më e madhe e tyre ishin përgatitur nga të rinjtë. “Dhjetra qytetarë reaguan pozitivisht dhe AMC falenderon të gjithë ata që i besuan nismës “Bota jonë, ti”. Juria nuk e pati të lehtë, pasi çdo ide i shtonte vlerat komunitetit. Sot patëm gjashtë fitues, por edhe projektet e tjerë të paraqitur nuk do të mbeten jashtë vëmendjes së AMC” shtoi znj.Bego. Realizimi i projekteve fitues do të fillojë në ditët e para të vitit që vjen. Ecuria e tyre do të pasqyrohet hap pas hapi me besimin se përherë e më shumë anëtarë të komunitetit do të përfshihen në to. AMC do të vijojë mbështetjen e nismave në mbrojtje të mjedisit, në shërbim të komunitetit dhe në dobi të shtresave në nevojë të shoqërisë.

SHKARKO APP