Amerika feston 250-vjetorin e Pavarësisë, presidenti Begaj: Mirënjohje për mbështetjen ndër vite

Me rastin e 250-vjetorit të Pavarësisë së Amerikës, presidenti Bajram Begaj i përcjell urimet më të përzemërta Presidentit Trump dhe popullit amerikan.

Në mesazhin e tij të urimit, kreu i shtetit theksoi se Shqipëria vlerëson thellësisht miqësinë e qëndrueshme dhe partneritetin strategjik me SHBA-në, të ndërtuar mbi vlerat e përbashkëta të lirisë, demokracisë, paqes dhe prosperitetit.

Ai shprehu gjithashtu mirënjohjen e Shqipërisë për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara, që nga njohja e vendit si shtet e deri te reformat kryesore të ndërmarra gjatë 35 viteve të fundit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Postimi i plotë

Swiss Digital Mobile Reklama

Në 250-vjetorin e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i përcjell urimet më të përzemërta Presidentit Donald Trump dhe popullit amerikan.

Shqipëria vlerëson thellësisht miqësinë e qëndrueshme dhe partneritetin strategjik me SHBA-në, të ndërtuar mbi vlerat e përbashkëta të lirisë, demokracisë, paqes dhe prosperitetit.

Shqipëria i është mirënjohëse SHBA-ve për mbështetjen e vazhdueshme që nga njohja si shtet deri në reformat kryesore në 35 vitet e fundit.

Gëzuar 4 Korrikun USA!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?