Ana transferohet në Turqi, Koçiu: Qeveria do të bëjmë gjithçka për trajtimin e saj

25-vjeçarja Ana, e cila pësoi djegie të rënda si pasojë e zjarrit të rënë në hotelin ku po qëndronte për pushime në Vlorë, është transferuar në Turqi për të vijuar trajtimin mjekësor. Pas ditëve të trajtimit intensiv në QSUT, transferimi i të resë drejt një spitali të specializuar në Turqi është bërë i mundur përmes bashkëpunimit me autoritetet turke. Lajmi është bërë i ditur nga zëvendëskryeministrja Albana Koçiu, e cila deklaroi se shpenzimet e trajtimit të Anës në Turqi do të mbulohen tërësisht nga Qeveria Shqiptare. Koçiu theksoi se institucionet shqiptare do të vijojnë të jenë pranë 25-vjeçares dhe familjes së saj, duke garantuar mbështetjen e nevojshme gjatë trajtimit.

Postimi i plotë

Të gjithë bashkë për Anën , 25-vjeçaren që pësoi djegie të rënda si pasojë e zjarrit të rënë në hotelin ku po qëndronte për pushime. Që në momentet e para, jemi angazhuar për t’i garantuar Anës çdo ndihmë dhe kujdes mjekësor të nevojshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas kujdesit intensiv në QSUT, falë bashkëpunimit me autoritetet turke, bëm të mundur transferimin e saj drejt Turqisë, ku do të vijojë trajtimin në një spital të specializuar. Të gjitha shpenzimet për trajtimin në Turqi do të mbulohen nga Qeveria Shqiptare. Në këtë betejë, Ana nuk është vetëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

Do të vijojmë të jemi pranë Anës dhe familjes së saj, duke bërë gjithçka të mundur që ajo të marrë kujdesin dhe trajtimin më të mirë. Forca Ana! Urojmë shërim të shpejtë edhe për dy pacientët e tjerë që ndodhen në QSUT dhe po marrin kujdesin e nevojshëm mjekësor.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?