Analisti Andi Tela: Ka mundësi që Gjykata Kushtetuese të lërë Erion Veliaj si kryebashkiak

Analisti Andi Tela në studion e ‘Task Force’ në Syri Tv, parashikon se çfarë mund të ndodhë në Gjykatë Kushtetuese.

“Unë kam mendim timin se çfarë pritet. Zoti Veliaj dhe Partia Socialiste mund ta kishin zgjidhur mirë fare këtë histori me një dorëheqje të tij, po siç duket, Partia Socialiste nuk e do më Veliajn dhe as Veliaj nuk e do më Partinë Socialiste që të zgjidhej paqësisht gjëja. Duket që janë në dy pole të kundërta. Vendimi pastaj është, për mua është një vendim që unë e kam parë më parë.  Unë e lidh gjithmonë me vendimin që është marrë nga Gjykata Kushtetuese me zotin Fredi Belerin.

Domethënë, dhe ai ishte pak a shumë në të njëjtën rrethanë, kërkonte të shkonte të betohej një ditë dhe të kthehej përsëri në burg dhe Gjykata Kushtetuese  vendosi që s’është e nevojshme fare që Beleri të shkojë të betohet, ai duhet të rrijë në burg sepse interesat më të mëdhaja janë që ai të rrijë në burg dhe mos dali prej andej. Kështu që dhe vendimi i zotit Veliaj, pritet të jetë i tillë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pavarësisht precedentëve, skenari më i mundshëm mbetet rrëzimi i kërkesës së kryebashkiakut, por është dhe hipoteza e një vendim në favor të Veliajt si rezultat i kalkulimeve politike të mazhorancës, nëse sondazhet e brendshme tregojnë një rrezik për humbjen e Bashkisë së Tiranës në rast të zgjedhjeve të parakohshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Unë them që vendimi është i qartë çfarë do marrim, dilemat janë të vogla për mua. Domethënë, është i qartë vendimi dhe s’ka lidhje fare me precedentët sepse ata do duan ta lexojnë bardh e zi atë vendim.

E vetmja hipotezë, domethënë ai 1%-shi i mundshëm, ka të bëjë me zgjedhjet në Tiranë. Nëse partia në pushtet ka ndonjë sondazh të saj, ka ndonjë dilemë të saj se si mund të shkojnë zgjedhjet e Manastirliut përballë Floren Binit, mundet që t’i japin një OK për të thënë OK, merreni vendimin që të vijojë të jetë zoti Veliaj në kryetar bashkie.”-përfundoi analisti Tela.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?