Analisti Lorenc Vangjeli: Protesta flaku opozitën zyrtare të këtij vendi
Analisti politik Lorenc Vangjeli, thotë se vala e protestave një zhvillim të ri në skenën politike shqiptare, duke nxjerrë në pah një raport të ndryshëm mes pushtetit dhe opozitës. Sipas Vangjelit, protesta krijoi një realitet të ri politik dhe tregoi qartë hendekun mes opozitës zyrtare dhe asaj që ekziston realisht në shoqëri.
”Ka një risi të padiskutueshme kjo protestë. E pandodhur më parë në këto rrethana dhe në këtë lloj situate në Shqipëri. Është stabilizimi i një raporti krejt tjetër”, u shpreh ai. Analisti theksoi se protesta rrëzoi perceptimin se pushteti është i paprekshëm dhe pa kundërshtarë realë.
”Përkundër asaj që thoshin, që Rama i ka të gjitha pushtetet, është tërësisht i fortë, asgjë nuk ka çfarë i bën. Kjo tregoi se pushteti i tij është ngritur mbi themele që janë të cenueshme”, deklaroi Vangjeli tha në RTSH. Ai shtoi se zhvillimet e fundit treguan edhe dobësinë e aleatëve të pushtetit.
”Miqtë e shndërruar në armiq, mercenarët e thirrur, u dëshmua se çfarë vlere kishin. Njësoj si vlera e një ushtrie në ditën e betejës kuptohet se çfarë peshe ka”, tha ai. Duke folur për opozitën, Vangjeli vlerësoi se protesta ekspozoi krizën e përfaqësimit që ekziston brenda saj.
”Protesta e bëri më të qartë për masën dramatike se sa herë më e madhe është opozita e këtij vendi sesa opozita e përfaqësuar nga flamuri zyrtar i opozitës, se me çfarë shpejtësie e flaku opozitën zyrtare të këtij vendi”, theksoi analisti. Në përfundim, Vangjeli e cilësoi protestën si një tregues të qartë të realitetit politik në vend. ”Protesta ka qenë lakmuesi që tregoi qartë të vërtetën mbi realitetin politik në vend”, përfundoi ai.
KOHA JONË SONDAZH

