Analisti Zogaj: Prokurorëve të SPAK u duhet lejuar rikandidimi pas mbarimit të mandatit
Analisti Preç Zogaj thotë se prokurorëve të SPAK-ut u duhet dhënë mundësia që të rikandidojnë, pasi mandati i tyre mbaron në vitin 2028.
”Eksperienca është mirë të ruhet. Ligjvënësi shqiptar mund ta peshojë. Pra është një gjë që mund të shikohet, nuk mund të pritet me thikë.
Me historinë që po shkruan SPAK, mendoj se u duhet dhënë e drejta të rikandidojnë dhe atyre që kalojnë Vetting-un e ri.
Ata do të kalojnë, mundet disave të mos u lejohet. Mendoj se u duhet dhënë një mundësi”,-tha Zogaj i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”.
KOHA JONË SONDAZH

