Anëtarësimi në BE, ministri Hoxha: Prioritet për Shqipërinë, presim sa më shpejt përmbushjen e IBAR

Në takimin me tre ministrat e Jashtëm nga Austria, Çekia e Sllovakia për formatin Slavkov (S3), ministri Ferit Hoxha ka theksuar anëtarësimin në BE si prioritet të Shqipërisë. Përpara ministrave, të cilët po zhvillojnë një vizitë në Tiranë, Hoxha u shpreh se janë gati për mbylljen e kapitujve që vjen pas përmbushjes së IBAR.

“Anëtarësimi në BE mbetet prioriteti strategjik kryesor i Shqipërisë, i mbështetur fuqimisht nga një konsensus i gjerë kombëtar. Jemi plotësisht të angazhuar për të ruajtur këtë ritëm të fortë dhe presim përmbushjen e IBAR sa më shpejt në një periudhë të afërt, duke hapur rrugën për fazën e ardhshme të negociatave, atë të mbylljes së kapitujve, për të cilën kemi punuar në mënyrë intensive dhe jemi përgatitur paralelisht”, tha Hoxha.

Ministri theksoi meritokracinë e procesit, vijimin e punës me reformat për drejtësinë, luftën ndaj korrupsionit dhe forcimin e institucioneve. Njëkohësisht, gjatë këtij takimi ka pasur diskutime për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor dhe takimin në Bratislavë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Mbështetja politike për zgjerimin, integrimi gradual dhe koordinimi më i ngushtë mes shteteve anëtare të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor duhet të mbeten në qendër të agjendës më 12 maj dhe në vijim”, thotë Hoxha ndërsa thekson se: “Ballkani Perëndimor është pjesë integrale e së ardhmes së Evropës. Në kontekstin e sotëm gjeopolitik, zgjerimi nuk është thjesht një zgjedhje politike, por një domosdoshmëri strategjike”, është shprehur ministri.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?