Anëtarët e Këshillit Mbikqyrës në BSH, pritet të votohen sot në parlament

Parlamenti në seancën e sotme nuk do të miratojë vetëm rezolutën e përbashkët mes maxhorancës dhe Opozitës. Pas mbledhjeve të grupeve parlamentare dhe marrëveshjes së arritur në mesnatë, sot Kluvendi do të jetë i plotë, edhe me praninë e Opozitës. Në prani të së djathtës, do të votohet  edhe për tre kandidaturat për për anëtar të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.  Mazhoranca pritet të mbyllë plotësimin e Këshillit Mbikqyrës së Bankës së Shqipërisë me të gjithë anëtarët e saj, ndërkohë që pritet të dalin fitues tre nga kandidatët të cilët janë mbështetur nga ana e grupit parlamentar socialist, mes të cilëve dhe kandidati i dekretuar nga Presidenti për Guvernator i BSH, Gent Sejko.  PS ka vendosur në mbledhjen e Grupit Parlamentar të para dy ditëve që të votojë 3 emrat për Këshillin Mbikëqyrës të BSH-së. Burimet bëjnë të ditur se mes këtyre 3 emrave të miratuar në mbledhjen me dyer të mbyllura është edhe propozimi i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, i cili është dekretuar nga Presidenti Nishani si kandidati për Guvernatorin e BSH. Miratimi i emrit të Sejkos si anëtar i Bordit të BSH do t’i hapte rrugë dhe miratimit të tij si Guvernator i BSH. Ndërkohë dy emrat e tjerë që do kenë mbështetjen e PS-së janë Natasha Ahmetaj dhe Tonin Kola. 

SHKARKO APP