Angela Martini mbërrin në Tiranë me avion privat

Angela Martini është një ndër modelet më seksi që ne kemi patur ndonjëherë në industrinë e modelingut.

Ajo ka kurorëzuar dashurinë e saj në martes me miliarderin rumun, Dragos Savulescu.

Së fundmi, modelja e njohur, me anë të një postimi në llogarinë e saj të Instagramit, zbuloi se vizitoi vendin e saj me një avion privat, mirëpio nuk do qëndrojë gjatë.

“Ndalesë e shkurtër tek e dashura ime”- ka shkruar modelja, në foton ku pozonte pranë avionit.

Personi që e ka shoqëruar në këtë udhëtim nuk është bashkëshorti, por mikesha e saj Jojo Sino.

Gjithsesi, akoma nuk dihet arsyeja e kësaj vizite kaq surprizë.

https://www.instagram.com/p/B18zXKmCqVP/

Image

Image

SHKARKO APP