Anija britanike 250 vjet e fundosur, por brenda saj ndodhet thesari

Një gjahtar thesarësh nga Argjentina synon që të nxjerrë një luftanije britanike, e cila u mbyt në brigjet e Uruguajit rreth 250 vjet më parë me shpresën e zbulimit të një thesar ari me vlerën 1.25 miliardë dollarë.

Lord Clive u zhyt në vitin 1762 pas një beteje detare me spanjollët në tentativë për të rimarrë qytetin Colonia del Sacramento, shkruan Rt.com

Ruben Collado thotë se në bordin e anijes ka një pasuri ari, e cila ishte dërguar nga East India Company për të paguar njerëzit që luftojnë për të pushtuar kontinentin.

“Nëse anija nuk do kishte dështuar në përpjekjet e saj për të rimarrë qytetin, në të gjithë Amerikën Latine do flitej anglisht”, tha ai për gazetën Times.

Ruben Collado tha se shpëtimi i anijes do të ketë një ndikim të rëndësishëm.

Ngritja e anijes pritet të kushtojë 4 milion paund dhe do të punojë një ekip prej 80 personash.

SHKARKO APP