Anila Denaj shkarkohet nga Ministria e Bujqëisë, Rama i beson postin kryetarit të Bashkisë së Cërrikut
Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që në krye të ministrisë së Bujqësisë një emër të ri. Ai ka hequr Anila Denajn dhe në vend të saj ka emëruar Andis Sallën.
Salla është kryebashkiaku aktual i Cërrikut dhe do të marrë portofolin e ri në qeverinë “Rama 4”.
“Të rinj si Sofjani dhe Andisi janë shembuj se si të ecësh dhe të ngjitesh sa më lartë”, tha Rama mes të tjerash gjatë prezantimit, duke theksuar se për të rinjtë rruga në qeverisje do të jetë e hapur.
Kush është Andis Salla:
Andis Salla ka lindur në Shtërmen të Elbasanit, më 3 Shkurt 1988.
Ka kryer studimet e larta për drejtësi në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës.
Është kualifikuar në vitin 2014 si avokat pranë Dhomës Kombëtare të Avokatisë dhe ka një sërë eksperiencash pune si jurist dhe me vonë si Drejtor i IEVP në Elbasan. Që nga viti 2023 ai drejton Bashkinë e Cërrikut.
KOHA JONË SONDAZH

