Ankimimi në Kushtetuese, të enjten vendoset nëse çështja ”Balluku” kalon për gjykim apo jo

Këtë të enjte do të vendoset nëse ankimi i qeverisë ”Rama 4” në Gjykatë Kushtetuese për shfuqizimin e masës së pezullimit nga detyra të zv/kryeministres Belinda Balluku, do të kalojë për gjykim apo jo.

Gjykata Kushtetuese e la ende në pritje verdiktin për çështjen Balluku. Tre gjyqtarët Sandër Beci, Marsida Xhaferllari dhe Sonila Bejtja nuk arritën dot unanimitet për të vendosur nëse ankimi i kryeministrit Rama do të kalojë për shqyrtim dhe çështja i kaloi Mbledhjes së Gjyqtarëve.

Me firmë të kryeministrit Edi Rama, më 21 nëntor Këshilli i Ministrave çoi për apelim në Gjykatën Kushtetuese vendimin e Gjykatës së Posaçme për pezullimin nga detyra të ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, njëherazi zëvendëskryeministre. Katër janë kërkesat e qeverisë, që si fillim kërkon nga “Kushtetuesja” të ndajë se ku fillon e ku mbaron “pushteti i drejtësisë” nga njëra anë dhe “pavarësia e ekzekutivit” nga tjetra.

Swiss Digital Desktop Reklama

Balluku ka ankimuar në Gjykatën e Posaçme të Apelit vendimin e Shkallës së Parë për pezullimin e saj dhe masën tjetër të sigurisë, atë të “daljes jashtë vendit”. Në Apel, Balluku kërkon prishjen e vendimit të shkallës së parë dhe shfuqizimin e masave të caktuara ndaj sa

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?