Ankimoi vendimin për 11 Majin, Kolegji Zgjedhor rrëzon PD-në

Kolegji zgjedhor vendosi me shumicë votash për rrëzimin e padisë së Partisë Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore, që kërkonte të rrëzohej vendimi i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, për certifikimin e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Ky vendim është i formës së prerë dhe ndaj tij nuk mund të bëhet ankimim. Duke qëndruar në fuqi vendimi i KQZ-së, do të thotë se zgjedhjet e 11 majit cilësohen zyrtarisht të certifikuara.

Partia Demokratike dhe opozita nuk e kanë njohur rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit, duke ngritur pretendime se gjatë dhe para procesit, ka pasur parregullsi të shumta.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?