Ankohet biznesi fason: Ndërprerje dritash dhe mbifaturime nga OSHEE

Në Lezhë, biznesi fason ankohet për ndërprerjet e shpeshta të energjisë dhe mbifaturimet nga OSHEE. Biznesi thotë se në këto kushte po shkojnë drejt falimentimit. Ora News kontaktoi me OSHEE në Lezhë, e cila pranoi problematikën e ndërprerjeve të shpeshta, ndërsa në lidhje me mbifaturimin, ka ftuar qytetarët të depozitojnë ankesat te Zyra për Klientin.

Mbifaturimeve të energjisë elektrike gjatë dy muajve të fundit nuk i ka shpëtuar as biznesi në Lezhë.

Nikolin Karroca, pronar i një biznesi fason ankohet se fatura e muajit dhjetor i ka ardhur dyfish me e lartë se ajo çfarë tregon matësi elektrik.

Sipas Karrocës dhe ndëprerjet e energjisë elektrike janë kthyer në një problem shqetësues, ndërkohë që shumicën e kohes është i detyruar të punoje me gjenerator, çka rrit kostot për të.

Nikolin Karroca: Shumicën e rasteve ikin dhe me gjysëm dite, tre-katër orë. Psh dhjetorin kemi punuar shumë me gjenerator. Kur shkoj dhe shoh faturën na vjen dopio pagesa e energjisë elektrike Nuk arrij ta kuptoj si mund të ndodh një gjë e tillë.

Nikolin Karroca kërkon që të gjendet zgjidhje, pasi në këtë situatë biznesi i tij po shkon drejt falimentimit.

Nikolin Karroca: Në realitet kam konstatuar që sahati lexon më pak. Bëjmë apel ta shohin këtë situatë, pasi ne duam të punojmë por nuk mundemi me punu me kosto zero.

Edhe shumë qytetarë në Lezhë, janë ankuar se faturat ju kanë ardhur shumë here më të lartë se ajo çfarë tregon matësi elektrik.

Ora News kontaktoi me OSHEE në Lezhë, e cila pranoi problematikën e ndërprerjeve të shpeshta, ndërsa në lidhje me mbifaturimin, ka ftuar qytetarët të depozitojnë ankesat te Zyra për Klientin.

/Oranews/

SHKARKO APP