Anulimi i tenderit në Porto Romano, Rama: Asnjë presion nga SHBA e BE, faktorë të tjerë…
Në një konferenecë për shtyp, kryeministri Edi Rama tha se deri më tani nuk ka asnjë të dhënë se kompania ofertuese për portin në Porto Romano të ketë qenë nën ndonjë presion. Por Rama thotë se i gjithë procesi është zhvilluar nën presion nga faktorë të tjerë të painteresuar që ai port të jetë një histori suksesi.
“Sa i përket projektit të Porto Romanos, ka ndodhur një koincidencë e pashmangshme që në momentin e fundit kompania që ka kaluar gjithë fazat dhe duhet të bënte ofertën e fundit është tërhequr duke iu referuar situatës së krizës dhe duke qenë se oferta financiare do të ishte e lidhur me tavanin që ka vendosur studimi i bërë nga kompania më e madhe e botës për ndërtimet e porteve, aeroporteve, etj dhe me tavanin e vendosur nga kërkesa e qeverisë shqiptare nuk kemi arsye që të shikojmë mbrapa ndonjë gjë tjetër vetë ne, Nuk kemi të dhëna që kompania është ndodhur në ndonjë presion por procesi është zhvilluar nën presion, jo të SHBA-ve siç thuhet pa argument, sepse nuk ka pasur jo presion, por asnjë shqetësim të shprehur as nga SHBA, as nga BE, as nga askush. Por ka pasur presion nga faktorë të tjerë, natyrisht të painteresuar që ai port të jetë një histori suksesi.
Kini parasysh që nga A-ja thonin çfarë duhet një port i ri se ne kemi portin tonë, atë kënetën në zemër të Durrësit, dhe e lidhnin idenë e portit të ri me shitjen e atdheut në duart e arabëve. Në fakt e vërteta është se përtej injorancës që është gjithmonë faktor si trajtohen çështjet këtu, ka pasur forca të interesuara që të mos ecte përpara projekti i portit të ri.
Porti ekzistues nuk ka asnjë kapacitet për të qenë nyja strategjike. Edhe sikur ta marrësh dhe ta zbukurosh, është i papërshtatshëm për të qenë nyje logjistike e Korridorit VIII dhe këtë e thonë të gjitha analizat e bëra dhe realiteti i thjeshtë që ai port është në mes të qytetit. Një nyje portuale në mes të qytetit nuk ekziston dhe nuk mund të ekzistojnë. Pa llogaritur këtu që janë të papërshtatshme për të mbajtur të gjithë peshën e korridorit VIII, tha ai.
KOHA JONË SONDAZH
A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?
Results
Vota totale: 11716

