Anxhelina Hadërgjonaj provokon edhe kur ushqehet


Ajo di gjithmonë të jetë në qendër të vëmendjes e që portalet të shkruajnë për të.
 E kemi fjalën për Anxhelina Hdërgjonaj, vajzën e këngëtares Albërie, e cila kohët e fundit është pjesë e shoëbizit për shkak të formave trupore.  Në foton në fjalë, ajo duket perfektë për sa i përket linjave të trupit dhe pamja e saj gjithmonë kurohet nga make up by samuel. E veshur vetëm me të brendshme të markës Calvin Klein, duke ngrënë picë dhe me një koka kola në dorë, duket se ajo po e shijon në maksimum këtë moment. Këtë përshtypje jep edhe mbishkrimi i fotos “S’më brengos asgjë”. Për publikun Anxhelina është prezantuar si këngëtare edhe pse ka kohë që nuk ka lançuar projekt të ri. Në foton e postuar në rrjetin social instagram, ajo ka marrë një pozicion të atillë, sikur të fton të konsumosh pizza me të. Një kureshtje kanë fansat e saj, kush qëndron pas fotove joshëse të saj, dora e kujt i shkrep ato foto? Kjo pyetje le të ngelet mister, por Anxhelina na tregon se si të marrësh pozicion kur konsumon një pizza.
 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?