Apeli i GJKKO-së lë në burg Ilir Metën
Apeli i GJKKO-së lë në burg kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Gjykata ka rrëzuar kërkesën e Metës për një masë sigurie më të butë, duke e lënë ish-Presidentin në qeli.
Meta ka kundërshtuar vendimin e Shkallës së Parë të GJKKO, e cila la në fuqi masën e arrestit me burg, me argumentin se pozita e tij është rënduar dhe ekziston rreziku për prishje të provave apo intimidim të dëshmitarëve.
Në ankimimin e dorëzuar në Apel, Meta dhe avokatët e tij e cilësojnë këtë vendim të pajustifikuar, duke argumentuar se hetimet janë tashmë të përfunduara dhe dëshmitarët kanë dhënë deklarimet e tyre.
KOHA JONË SONDAZH

