Apokalipsi, 30 sekonda më afër

Shkencëtarët thonë se bota i është afruar më shumë apokalipsit vitit të kaluar pas peisazhit të errësuar të sigurisë dhe komenteve të Donald Trump.

Buletini i Shkencëtarëve Atomik, BPA, e lëvizi “akrepin” e orës simbolike të shkatërrimit nga tre minuta në dy minuta e gjysmë në mesnatë.

Shefi i BPA Rachel Bronson i nxiti liderat botërorë “të qetësohen në vend që të rrisnin tensione që mund të çojnë në luftë”.

Në një raport, PBA tha se deklaratat e Presidentit Trump për ndryshimin e klimës, duke zgjeruar arsenalin bërthamor të SHBA dhe vënia në pikpyetje e agjencive të inteligjencës ka kontribuar në rritjen e rrezikut global.

Kjo është hera e parë që ora është kaq pranë në mesnatë që nga viti 1953, kur akrepi i minutave u lëviz dy minuta larg pas testimeve të bombës së hidrogjenit nga SHBA dhe Rusia.

SHKARKO APP