Apologjia shekullore e zotit në një aspekt modernist!

Autorët në fjalë, s’ka si të mos dallojnë dot, se njerëzimi paraqitet thellësisht i po;arizuar, me dy qëndrime përjshtues, të kon turuara qartë edhe ndaj feve. Rezultati i asaj polemike: “zoti krijoi njeriun, apo njeriu-zotin”, është ndarja e prerë, i shprehur në hopin cilësor epokal nga besimi i verbër, në bindje të argumentuara.

Nga Prof. dr. Hulusi Hako

Prezantimi i temës. Meditimi dy faqësh Rënia e filozofit në qytet i pedagogut të UET, Arjan Çurrit (g.MAPO, 2017), meidenë, sikur::universi i ideve zgjedh individin e përshtatshëm, të prirur gjenetikisht dhe të prekur nga Zoti i filozofëve, i cili vendos grimcën hyjnore filozofike në ADN-e individit mendimtar; artikulli i kolegut të tij, Klementin Milo: Në emër të Zotit, po me xhevahire qiellore; (thua se ai numër gazeteishte taksur për shentërimin nga toka të një të plotfuqishmi në qiell!), ja shtysat e këtij shkrimi. S’janë pak në botë me zotin në zemër, në mendje dhe në majë të gjuhës; na dalka ky tregërmësh, fjala më me fat në këtë botë! Mos kjo na qënka dhe kështu e dashka rryma liberaliste, që robi të flasë në emër të zotit, sikur ka në xhep prokurën qiellore me vulë të thatë, apo i ka prerë kërthizën diçkaje, që s’di ku ka kokën!? Sa kontradiktor ky zhvillimi ynë; edhe me valle në Hënën qiellore, edhe  me gjunjëzime në tokën mëkatare! Të kundërtën e kësaj qasjeje apologjetike ka shprehur ish profesori i atjeshëm, Tarifa: Nuk besoj në zot, as nuk ndjej nevojë për të. Mendojmë se ka vend për replikë ndaj kësaj pleksjeje filozofi-fe, të rishfaqur në rubrikën polemikë të asaj gazetë, po që u refuzua të pashej edhe me këtë reagim! Për më tepër, që fryrja shekullore e fesë, ka tulatur edhe politikën, e cila, në Shqipëri, psh,.ka vënë në diskutim statusin e ateistëve,                                                                                                                                         Një botë me dy qëndrime përjashtuese. Poza e mësipërme, gjasme, e vënies së vetullave, po e nxjerrjes fare të syve filozofisë, është pjesë e polemikës, nisur në agimet e mendimit njerëzor, prej të natyrshmes, reales, racionales, nga në anë, kundër një të mbinatyrshmjeje të mbivënë, irracionales e mistikes, nga ana tjetër. Premisë e pathemeltë e shkrimeve në fjalë është marrja si reale e një farë hyjnije, gjë që s’është më as hipotezë, as dyshim, por sajesë fiktive! Intelektualë me pozitë shkencore, po me fytyrë nga teologjia, bëhen demode, çoroditës, shtytës në udhë-kryq. Në ato lëmsh fjalësh, montuar me terma moderne dhe me citime të ca nostalgjikëve fetarë, (kinse për hedhjen e një ure moderne filozofi-teologji), ringjallet arbitrariteti i Mesjetës, kur filozofia detyrimisht përdorej si shërbëtore e fesë; po sot tingëllon subjektiv, pykë progresit fare pa sens, shprehet një poziciondualist, sofist, eklektik. Të besosh, sikurse dhe të gabosh, është fatkeqësi dhe njerëzore; të insistosh kështu publikisht për dogmat, në stadin e sotëm, është prapësi dhe djallëzore; aq më shumë në publikun shqiptar, që kur dikujt i del kleriku përpara, i thotë tjetrit: “ta lash”!.

 Autorët në fjalë, s’ka si të mos dallojnë dot, se njerëzimi paraqitet thellësisht i po;arizuar, me dy qëndrime përjshtues, të kon turuara qartë edhe ndaj feve. Rezultati i asaj polemike: “zoti krijoi njeriun, apo njeriu-zotin”, është ndarja e prerë, i shprehur në hopin cilësor epokal nga besimi i verbër, në bindje të argumentuara. Grupimin ende më të madh e përbëjnë ata, që “të besuarit” e ka mjet qetësimi e ngushëllimi; veç adhurimit, i  nënshtrohethyut pa kushte, le të shfaqet ai edhe si dhespot e tiran; i dorëzohet çdo fati, edhe vdekjen e pret më me lehtësi, me shpresën boshe të ringjalljes. Një pjesë  e konsiderueshme janë të shkëputur nga klerikët e ritet e mozaikut fetar; mbahet vetëm tek një zot, me mendjen: ja s’është, po sikur të jetë? Pjesa tjetër, e madhe, gjithnjë në rritje, jeton e lirë nga ky opium. Duan, s’duan nostalgjikët fetarë, ateizmi është kulturë dhe aspiratë e popujve; ka dalë faktor, vepron si sfidë  papërballueshme, kockë në fyt e halë në sy të teologëve. Ky është realiteti, po indoktrinimi i sheqerosur e ngjitës, si virozë kronike, i mban, disa, në haluçinacione, Këta jemi, kjo është bota jonë, që do të habisë brezat e shekujve të ardhshëm!

Kush ka shkencën, s’ka nevojë për fenë. Njerëzimi, tashme, e ka gjetur rrugën, e ka zgjidhur përfundimisht raportin dije-dogmë, është kalëruar fort në Pegasin e shkencës. I shpëtoi mbytjes në djep, sot zonja shkencë as do t’ja dijë fare për dogmat primitive, marshon me hesape të ndara, gjë që Gëtja e theksonte dhe dy shekuj më parë: kush ka shkencën, nuk ka nevojë për fenë. Vinë këtu domethënëse edhe pohimet e  nxënësve të Institutit Arsimor “Wilson” të Tiranës (shkollë e mesme), të anketuar rreth temës: “si e përfytyroni zhvillimin e shoqërisë dhe gjendjen e fesë”: “Të mbetemi besimtarë? Kjo do të thotë të mbetemi në të njëjtin stad: pa zhvillim, pa jetë, pa emocion ndryshimi. Shkenca po ecën, besimi po bie. Zbulimet gjenetike përforcojnë edhe një herë mendimin e argumentin shkencor se çdo gjë ka bazë natyrore, duke hedhur poshtë dogmën e krijimit nga zoti. Feja ka rezultuar edhe si faktor nxitës i luftërave, mburojë e praktikave shoviniste, ekspansioniste, me anomali edhe globale. Në uljen e numrit të besimtarëve çojnë edhe intolerancat, papajtueshmëria midis feve. Edhe vendet islamike do të ndikohen prej proceseve laike. Zhvillimi kulturor anon nga zbulimet shkencore. Feja i shfrytëzon dhe boshlllëqet e shkencës. Ndikimi i saj do të zvogëlohet e dobësohet. Përqindja e besimtarëve do të varet edhe nga politikat që do të ndiqen”.

 Ja niveli ku dubet të ngrihen disa intelektualë e publicistë. Dogmat vegjetojnë, se atyre u janë sajuar disa furka apo paterica, por, laicizimi i jetës, profanizimi i termave teologjike, është proces i pandalshëm, s’e pengojnë  dot kushdo qoftë, që ha bukën e Planetit e bën duvan e qiellit!

”Paterica” pambarim.Me zanafillën këtu në tokë, nisur nga habia, kërshëria e nevoja për njohjen e botës e të jetës. filozofia, edhe mes zigzakeve, e çon mendimin drejt progresit dhe emancipimit, feja, përkundrazi, e futi atë në një qorrsokak, e ndrydhi në disa dogma fikse, të cilat u koracuanprej teozofëve me “paterica teologjike”(I), të zyrtarizuara me gjerargji institucionale, deri dhe me universitete të veçanta, Edhe pse përpjekje për të bërë plakën nuse, janë kolosale, fetë  mbeten bathë-bathë, po një kokër, kapter sot e për nga mot! U ngurosën në një status cuo, deri dhe me gjuhën, fjalën e gërmën e lindjes, të cilat duhen besuar, me tërë absurditetin lakuriq. Eh, sikur të mbetej vetëm një akt besimi e adhurimi! Po fakti që në botë ka aq perëndi imagjinare, sa janë dhe rrymat fetare, dhe, që, ndryshe nga imazhi fetar i kombit shqiptar (i cili ia ka bërë sus, duke i imponuar tolerancën!), vetë dogmat janë të papajtueshme edhe në ballafaqimin ndërfetar, besimtarët janë heterogjenë, të ndarë në geto, gjithnjë të elektrizuar me urrejtje, intolerancë. hahen e përplasen, deri ëdhe me grykën e pushkës, në gjakosje të egra e barbare! Fanatizmi është i verbër dhe vepron egërsisht. Ky realitet i hidhur, bën mu. Ndaj pas sajimit të teologjitë me lloj-lloj mballomash, manovrimi tjetër ishte diversioni klerikal i uzurpimit të kulturës e arti, përdorimi për koracim i “patericave artistike-kuturore”(2), me mjetet e të cilave, për t’a bërë fenë sa më joshëse e të pranueshme. Ja, tani lakmohet dhe filozofia si “kalë Troje” dogmash primitive! Përkundrazi me përmbajtjen dhe misionin e vet,ajo u integrua në jetë si instrument kërkues, kreativ e orientues në zbulim të së vërtetës dhe emancipuese e fuqishme. Madhështia e  saj,qëndronnë argumentimin e karakterit iluzor të dogmave.Feve do t’u shuhet kandiii.Për fundin e pashmangshëm të feve janë, tanimë, argumentet shkencore dhe bindjet filozofike. Që nuk kanë të ardhme, këtë e pohon qartë edhe sociologu anglez Anthoni Giddens, (autori i tekstit universitar Sociologjia), me idenë: Marksi theksonte se simbolet fetare i kemi krijuar vetë…Lumturinë dhe shpërblimin feja i shtyn për pas vdekjes …Grupet fetare ndjekin qëllime krejtësisht tokësore. Bindja do të trashëgojë botën. Durkheim ishte i një mendjeje me Marksin se feja është në prag të zhdukjes. Shkrimtari indjan Osho ka pohuar pa ekuivok: Nuk ka tjetër Zot, përveç jetës.Shtojmë edhe idenë e rusit Bjelinski: Në fjalët zot e fe, shoh padije, errësirë, pranga dhe kërbaç; i dua ato dy terma, aq sa edhe katër fjalët e tjera. Ky imazh negativ, po thellon procesin drejt kuptimit të fesë, jo si problematike sporadike, por si problem tërësor e sistematik; drejt krijimit të bindjes, se: i zhytur në dogmat fetare, njeriu i ka sytë që të mos shohë, e ka memndjen, të mos arsyetojë. Asnjë grosh nuk vlen ajo liri politike, që e mban njeriun skllav të fesë (Fojerbah); të nxirret nga arkivat edhe ideja e lashtë epikuriane, se:E ndershme është, jo të pajtohesh me paragjykimet e masës për perënditë, po të hedhësh dritë mbi toj E stigmatizuar nëpër mendimin, kulturën botërore dhe folklor, ka mbijetuar ngrehina. Me një politikë tjetër, parimore-koseguente, bazuar në shkencë dhe në filozofinë materialiste, në idetë dhe mesazhet e Rilindjes europiane, imazhi fetar i botës do të ishte krejt ndryshe.

Ateistët janë popull apo pjesë antikushtetuese?Por, ndërsa filozofia është distancuar, politika u tregua e etur për fenë dhe e mbajti atë fortë. Pasi hyri në jetë me krijimin eqyteteve (poliset), si mënyrë qeverisëse, ajo u bë parësore e dominuese, gati u tjetërsua me orekse e lakmi pushteti. Hapi fatal i “dashurisë” Politikë-Fe, u hodh para 16 shekujve,jo me shikim të parë, po pasi iu shfaq në ëndërr kryqi, si shenjë ogurmirë, perandori Konstandin i Romës, e dekretoi krisherimin fe zyrtare; me ngritjen e rolit të  kishës deri në vënien e kurorës mbretërore-perandorake..I tillë hyri në jetë edhe islamizmi në kalifatin teologjik Përmbajtja antishkencore, nuk i ka penguar pushtetarët t’i qëndrojnë simbiozës Politikë-Fe, për t’ i dhënëqeverisjes ngjyrim hyjnor. Në llumin e interesave meskine, me mjegullën fetare, ata orvaten të justifikojnë prapësitë tokësore! Ku gjen komoditet më të madh, sesa mbajtja në majë të gjuhës e fjalëve “Zoti e bekoftë  Shqipërinë, na ndihmoftë Zoti”, për të dalë, mandej, tek justifikimi i shpërdorimeve, me psherëtimën “ah, o zot i dhimbshur e mëshirmadh, ne na i kursen bekimet e ndihmat? Kleri ndihet ngrohët në prehërin politik, si këlyshi në barkushen e mamuthit. Me “patericat politike”(3), të inicuara falë një ëndrre perandorake dhe bonuset e trajtimit si “lule mos më prek”, klerkët boll po livadhisin. Shkurt, që kur mori përpjetë politika, u krjua në botë dhe vorbulla ideo-shpirtërore: filozofia nën kthetrat teologjike, feja nën koniukturat politike etika e përçudnuar dhe sa deformime e vese të tjera. Zullumet e politikës i bëhen teologëve dhe rrethanë lehtësuese, në formën: “ç’keni me ne, shërbyesit e devotshëm të zotit, në Preambulen e Kushtetutës, thuhet: “Ky popull, me besim tek Zoti dhe vlera të tjera universale”– një paradoks juridik ky, që sanskionon hiçin dhe lë në diskutim statusin e ateistëve, në se janë pjesë e popullit, apo vetëm antikushtetues!? Ligji themeltar ka tagër të sanksionojë vetëm lirinë e ndërgjegjes dhe mendimit, pa hyrë në detaje, as me, as pa zot. Thënë më gjerë, botës sot i del parësore ndryshimi rrënjësor i qasjes ndaj bashkësive fetare, jo me glorifikim lirie, por thjesht me “lënie të lira”, heqjen e paketës me furçe, privilegje të papricipta; trajtimi i bashkësive fetare, e shumta, me statusin e OJQ-ve; rehabilitimi i vlerave të vërteta, të krijuara nga njerëzimi, sa s’është agravuar gjendja më tej!

Zoti galuç në tru të njerëzimit ka ngelur! Çurri ynë,enkas për filofinë ka sajuar edhe një dogmë të “determinizmit hyjnor”!Demek, i shkrepet zotit, do të  kemi mendimtar në këtë dynja; u tregua ai kapriçioz, mund të sharrojmë për pesë pare mend!“ Një Hyu, që u bë telef me fjalën “të bëhet”, me nxjerrjen e gjithçkaje nga hiçi, të etiketuarën edhe “mbretetëreshë e shkencave”, na sugjeron t’ia detyrojmë, po hiçit!  Atij i shkrepettë pohojë,se nuk u bëka dot kushdo “filozof”, po vetëm disa të zgjedhur, që rokullisen në “rrethanat fatlume të bekimit hyjnor!” Për të Madhit, gati të thurrë dhe himnin e vockër: Veç Zoti vetë e tha me gojë: këmbë filozofi, jo, s’ mbin dot mbi dhe;hiç kur, kush e ku të dojë; veç kush, ku e kur t’na teket Ne!”Nuk qëndron fare me këmbë në tokë, ku shtetarët, kanë për filozofi mëndjën e vet, mbajnë si më të preferuarat dhe dogmat e ritet fetare! Mandej, edhe stërhollimet rreth raporteve filozof-qytet, janë arkaike, sepse njerëzimi bën jetën e shtet-kombeve.S’ka kuptim as veçimi, që i bën Tiranës si një polis-kryeqytet.Janëfjalë prej teologu sikur tendenca drejt kuptimit të këtij universi rregullash, është e lindur brenda tij, si një energji që tenton të shpërthejë dhe të pushtojë medjet e ithtarëve, që mahniten. Ndërsa pohon se qyteti i ha filozofët, në pjesën “Filozofët e polisit-kryeqytet”, del me pyetjen përgjeruese, sikur: “Zoti i filozofëve, a e ka vizituar Tiranën dhe a i ka falur asaj ndonjë filozof. A e ka patur ky qytet fatin e të paturit të një filozofi të mirëfilltë dhe a e ka pranuar filozofi detyrën e iluminuesit profetik të qytetit,… atë të përzgjedhurin në mënyrë mistike nga universi filozofik? Unë mendoj se po; madje, ky Demiurg filozofik ka qenë bujar me ne, ai i ka falur polisit të shqiptarëve, jo një, por disa filozofë të mëdhenj. Unë do të guxoj të marrë në soditjen time meditative, tre prej tyre. Ku t’i gjesh të tilla gjepura e thashetheme!? Me thënien “njeriu nuk është i lirë të zgjedhë filozofinë”, ai quantë të mirëqenë edhe predestinacioninPo halli që tre të përmendurve prej bashkëkohësve, u bën disa sugjerime e pickimet përkatëse; në bilancin përfundimtar, ajo treshe del e rënur, dhe, filozof shpëtimtar i qytetit, shpallet një pedagog tjetër! Sa e durueshme kjo letra, me aq fjalë të zeza! Po kryesorja: t’i pijë lëngun Shqipëria filosofive të mëdha, se politika nuk është kthyer fare andej, as kur profecia moderne stis filozofë qiellorë! Ditën që zoti mundtë terezitet të niset për në Shqipëri, me siguri do të shpallet i zhdukur në drejtim të paditur, se edhe mosdaljen në shesh të burrave, ia kanë stisur për koracim! Besimtarit, si kalamanit, që kërkon më shumë ç’i ndalon e i fsheh! Askush e kurrë s’ka për të pare ndonjë fare zoti, se, është vetëm një dogmë, që veç në tru të njerëzimit, galuç i mgelur (Migjeni)! Shenjë zoti s’ka për t’u parë; as për dimer, as në behar!

Një fjalë goje, se ç’është mrekulli natyrore, ajo është vetë mençuria hyjnore! Mbi tre gërma boshe, z o t, mbahen në botë mijra bashkësi fetare, me miliona faltore, klerikë, shkolla e libra! Ja grotesku më gjigand, shekullor e botëror! Se një bosht të tillë fiktiv, si ta cilësosh Krijues, Arkitekt, Lartëmadhëri, si fyçkë, plak-kukdh i sklerotizuar, je brenda e asgjëkundi, s’nxjerr gjë në dritë, një fjalë, as sa huri i mullarit për mbajtjen e barit, as qimen nuk nxjerr dot nga qulli! Pozicioni i autorëve bie ndesh me rrjedhën dhe logjikën objektive të jetës, derdhet në mullirin e “patericave intelektualiste”(4) të fesë; vjen në sinkron me teologët, politikanë e ligjëbërës, që “besimin” e servirin kuptim e qëllim të jetës; e trajtojnë si faktor shoqëror, etiko-kulturor; vlerë, liri e të drejtë njerëzore; i përdorin klerikët edhe si partnerë me edukatorin, mjekun, juristin, psikologun, sikur edhe dogmat të jenë pjesë integrale e jetës!  Qarkullojnë edhe pretekste të veçanta si: dypushteti zot-djall me ndarje rolesh, sajesat, si  “kulturë kristiane” e “qytetërim islam”, kohëzgjatja, shtrirja, nostalgjia fetare e disa shkencëtarë, apeli për mosfyerjen e ndjenjave, reagimi “ky është mendimi yt”, deri dhe shprehje e dyzuar “natyra apo zoti” Me natyrën, vërtetë s’behet shaka, kurse teologët shkruajnë e flasin në hava! Reoformatori Martin Luteri, që para 5 shekujve, arriti të shpall se besimtarit i mjafton Bibla, s’ka ç’i duhen klerikët si ndërmjets me zotin! Ndërsa sot do të mirëpritej ndonjë klerik kalibri (mundësisht, shqiptar),të shtrydhte çibanin e hipokrizisë mashtruese e të shpallte: Njerëz, mjaft ju kemi trullosur e çoroditur me përralla perëndishe ,mbretërish, jetoni të lir. Mirëpo na dalin intelektualë, që i vendosinkthetrat e fesë në fyt edhe filozofisë. Vërtetë, s’ka penalizimper të tilla falsifikime e masakrime ideore (siç dënonte ish-qeveria moniste, padrejtësisht, propagandën fetare), po mbetetnorma e respektimit tësë vërtetës dhe progresit. Me zgjedhje personale, robi mund t’a dojë zotin sa qielli, mund të ushtrojë një fe, t’a këmbej, ose të mos aderoj në asnjerën. Kjo mbetet brënda vetes e për vete. Vaj halli, sikur protagoniti ynë të futej edhe në auditor me të tillë çorbë filozofiko-teologjike, çka do të ishte një liberalizëm pedagogjiko-didaktik pa princip, pa kriter e pa kufi, në këtë tonën tollovi-demokraci!

 

SHKARKO APP