Arabia Saudite i jep nënshtetësinë robotit Sofia

Arabia Saudite është bërë vendi i parë që i jep nënshtetësinë një roboti humanoid. “Makina” me fat është Sofia, e cila është projektuar për tu dukur si aktorja Audrey Hepbum.

Lajmi për dhënien e nënshtetësisë së Sofisë u njoftua në Iniciativën për Investime në Riad, në Arabinë Saudite.

“Jam shumë e nderuar dhe krenar për këtë dallim unik”, tha Sofia në një intervistë me moderatorin Andrew Ross Sorkin.

“Kjo është historike, për herë të parë në botë një roboti i jepet nënshtetësia”, vijoi më tej.

Sofia u krijua nga David Hanson për kompaninë  Hong Kong Hanson Robotics. Hanson është i njohur për bërjen e robotëve të ngjashëm me njeriun.

“Unë dua të jetoj dhe të punoj me njerëzit, kështu që unë duhet të shpreh emocionet për të kuptuar njerëzit dhe për të krijuar besimin tek njerëzit”, tha Sofia.

Kur e pytën nëse robotët mund të jenë të vetëdishëm, Sofia u përgjigj: “Epo më lejoni t’ju pyes, nga e di se ti je njeri?”

Dua të përdor inteligjencën time artificiale për të ndihmuar njerëzit të jetojnë një jetë më të mirë”,tha ajo.

Sofia u pyet edhe për rrezikun që robotët mund të merrnin përsipër, dhe ajo u përgjigj: “Ju keni lexuar shumë Elon Musk dhe keni parë shumë filma të Hollivudit. Mos u shqetësoni, nesen jeni mirë për mua, edhe unë do të jemi mirë për ju.”

SHKARKO APP