Arben Ahmetaj: Po përgatitej eliminimi im fizik, SPAK i përfshirë
Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka hedhur akuza të rënda ndaj qeverisë dhe SPAK, duke e cilësuar lajmin për një kërkesë të re ekstradimi si një “teatër” dhe “tymnajë” për të mbuluar skandalet. Gjatë një deklarate, ai pretendoi se ka pasur një plan për eliminimin e tij fizik dhe se struktura brenda Prokurorisë së Posaçme janë të përfshira në këtë skenar.
Duke iu referuar lajmeve për një kërkesë të re ekstradimi nga autoritetet shqiptare drejt Zvicrës, Ahmetaj e quajti atë një “lajm të rremë”. Ai zbuloi se kërkesa e vetme zyrtare për ekstradim daton më 18 gusht 2023. Sipas tij, kjo kërkesë u përgatit dhe u dërgua në “kohë rekord”, duke lënë të kuptohet se veprimi ishte i urdhëruar nga “kreu i organizatës” dhe nuk ndoqi procedurat standarde.
Ahmetaj deklaroi se kjo lëvizje është një manovër e qeverisë për të larguar vëmendjen nga skandalet që po dalin në dritë në Tiranë, ku janë të përfshirë anëtarë të lartë të kabinetit. Pika më e fortë e akuzës së tij ishte pretendimi se ai nuk dyshon më që tentativa për ta arrestuar me urgjencë ka qenë e lidhur me një plan për “eliminimin e tij fizik”. Ai shtoi se shumë njerëz i kanë thënë se nëse do të kishte qëndruar në Shqipëri, “sot nuk do të ishte gjallë”.
Ish-numri dy i qeverisë vuri në dukje një standard të dyfishtë në veprimet e SPAK. Ai theksoi se ndryshe nga rasti i tij ku u veprua me një urgjencë të jashtëzakonshme, në shumë raste të tjera SPAK ka shfaqur vonesa të theksuara, qoftë në kërkesat për ekstradim, në ekzekutimin e urdhër-arresteve apo në sigurimin dhe ruajtjen e provave. Kjo, sipas tij, dëshmon për njëanshmërinë e kësaj strukture në çështjen që e përfshin atë.
Ahmetaj tha: Zoti Peka, sot ishte le të themi, teatri i radhës, që bën struktura që unë e kam përmendur dikur, por që është që drejtohet nga qeveria e Tymnajës për të mbuluar të gjitha ato skandale që po dalin një nga një në Tiranë dhe që përfshin persona anëtarë të qeverisë së lartë.
Dhe ajo që më çudit është dhe përfshirja e drejtpërdrejtë edhe e prokurorit tjetër, sepse përsa i përket, më parë unë e kam sqaruar përfshirjen e SPAK-ut deri në arrestimin, tentativën për të më arrestuar me urgjencë, që e kam thënë disa herë, dyshoj, po tashmë nuk dyshoj më, që janë të përfshira tek eleminimi im fizik. Dhe sot e vërteta, e vërteta e të gjithë asaj pyetje që unë kam ngritur, është shumë e qartë për këdo.
Shumëkush më thotë, po të kishe qëndruar këtu, sot nuk do ishe gjallë. Dhe e kam thënë disa herë që unë nuk është se mbahem për ndonjë trim, por ëh, për familjen time nuk kam asnjë alternativë tjetër përveç se të jemi të drejtë, sqarues dhe patjetër trim. Sot doli lajmi që me demek ishte bërë një kërkesë e re për ekstradimin tim. Cili ishte një lajm i rremë.
I dalë, shpresoj jo? I dalë nga të njëjtat dyer. Shpresoj që SPAK-u të mos jetë i përfshirë në këtë tymnajë. Për të sqaruar publikun, kërkesa për ekstradim është bërë në datën 18 gusht të vitit 2023. Kohë rekord. Domethënë rekord përkthyer, rekord bërë kërkesat me urdhër të kreut të organizatës. Dhe këtu s’kam më dyshim tani, për mua s’ka pasur dyshim që ditën një, që ditën që i kam kërkuar në shkurt të vitit 2022 largimin nga qeveria, dorëheqjen.
Tani, për qytetarët edhe për ty zoti Peka. Imagjino që SPAK-u ka pasur dhe qytetarët e kanë parë vonesa në kërkesa ekstradimi, vonesa në ekzekutim urdhër arresti, vonesa në le të themi, në sigurimin e provave, në garantimin e provave, në ruajtjen e provave, por asnjëherë vonesë në rastin tim për të kërkuar ekstradimin. Ne e dimë që ka ka ka vonuar urdhërarresti nga gjykata ndërkombëtare me tre, e katër, pesë, gjashtë muaj, një vit. Ca të tjera s’i ka bërë fare. Ndërsa në rastin tim, urgjenca…
KOHA JONË SONDAZH

