Arben Kola: Diaspora është zemra e Shqipërisë, më 14-16 gusht zbresim në shesh
Aktivisti dhe bashkë-organizatori i protestës që vijon prej 65 ditësh, Arben Kola ka bërë thirrje për një mobilizim të diasporës shqiptare, duke njoftuar se emigrantë nga jashtë vendit pritet t’u bashkohen protestuesve në shesh më 14, 15 dhe 16 gusht. Kola e cilësoi diasporën si “zemrën e Shqipërisë dhe shqiptarisë”, duke kërkuar pjesëmarrjen e saj në protestë.
Kola akuzoi qeverinë se nuk po arrin të menaxhojë problematikat që, sipas tij, po ndikojnë negativisht në turizëm.
“Kush po i kthen turistët? Ata që shtojnë jahtet në Palasë dhe Dhërmi apo kjo protestë, apo problemet që po përballon vendi? Kush po i largon turistët? Mbeturinat, çmimet e larta, nafta më e shtrenjtë në Europë dhe zhvlerësimi i euros”, tha Kola.
Ai shtoi se rënia e euros dhe rritja e kostove po ndikojnë drejtpërdrejt te punonjësit dhe bizneset, duke theksuar se turizmi për vitin 2026 përballet me sfida serioze.
KOHA JONË SONDAZH

