Ardit Gjebrea përlotet: Momenti më i vështirë në jetë, kisha vetëm 30 mijë lekë

Në takimin me studentë që Ardit Gjebrea ka mbajtur dje, i pyetur nga një studente, ai foli edhe për momentin më të vështirë në jetë, kur është rrëzuar dhe ka gjetur përsëri forcën për t’u ngritur.

Ai u shpreh se momenti më i vështirë e ka gjetur në Itali me datë 31 dhjetor i vitit 1992 dhe ku duhej ta kalonte këtë mbrëmje vetëm me 30 mijë lekë shqiptare.

“Ishte 31 dhjetor dhe unë me gruan dhe djalin që ishte vetëm 2 vjeç kishim gjithsej vetëm 30 mijë lireta, që janë pak a shumë 30 mijë lekë të vjetra. Ne duhet të festonim Vitin e Ri dhe të vazhdonim jetën me aq para. Nuk kishim asgjë për të ngrënë. E kishim traditë në familjen tonë, unë kisha marë gjithmonë një dhuratë… (përlotet)… dhe unë vajta i bleva djalit tim një makinë të vogël, 5 mijë lireta… Ishte një moment shumë i vështirë, por ka kaluar. Ndaj djali im është forca ime që më frymëzon gjithmonë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?