Ariu ngec në makinë ndërsa i bie borisë për ndihmë

Një çift në Roanoke, Virxhinia të SHBA-ve u gjetën përpara një situate të pazakontë.

Ryan dhe Marybeth McClanahan ishin në shtëpi të enjten në mëngjes, kur dëgjuan rënien e burisë së makinës së tyre.

Kur dolën, ata zbuluan se aty ishte një këlysh ariu i zi, i ulur në pjesën e shoferit të makinës së tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ariu kishte mbyllur veten brenda makinës së tyre teksa po kërkonte ushqime. Zyrtarët thonë se ariu shkaktoi disa dëme në brendësi të automjetit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pjesa e airbag u shqye, ndërsa dera metalike pësoi dëmtime, por xhami i mjetit nuk u thye.

Zyrtarët mendojnë se ariu ka tërhequr dorëzën e derës së mjetit dhe më pas nuk ka ditur ta hapë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?