Arlind Qori do kandidojë për kryebashkiak i Tiranës

Arlind Qori, kreu i Lëvizjes Bashkë, do të kandidojë për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet që do të mbahen më 9 nëntor, pas shkarkimit të Erion Veliajt.

Qori do të garojë për të qenë numri një i kryeqytetit përballë kandidates së PS, Ogerta Manastirliut dhe kandidatit/es të PD (ende i pacaktuar).

Njoftimi:

Swiss Digital Desktop Reklama

ARLIND QORI, ALTERNATIVA E VËRTETË PËR TIRANËN Propozimi i Lëvizjes BASHKË për mbarë qytetarët e Tiranës në zgjedhjet e 9 nëntorit është emri i kryetarit të saj, Arlind Qori, zëri dhe njeriu, arsimtari dhe aktivisti që për mbi një dekadë ka folur çdo ditë mbi qytetin dhe njerëzit e tij, parqet dhe shkollat, ujin dhe ajrin, të drejtën e strehimit dhe transportin publik, korrupsionin dhe keqqeverisjen etj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për ne, zgjedhjet në Tiranë nuk janë thjesht një mundësi për ta shndërruar qytetin sipas nevojave dhe aspiratave të qytetarëve, por edhe një betejë idesh dhe shembujsh që do të rezonojnë në të gjithë Shqipërinë. Prandaj Arlind Qori, me gjithë eksperiencën, seriozitetin, idealizmin dhe qëndrueshmërinë e tij, është alternativa e vërtetë për qytetin e Tiranës. Me besim te qytetarët dhe përkushtimi i gjithkujt që do të na bashkohet në këtë fushatë, dalshim faqebardhë!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?