Arlind Qori fton qytetarët në protestë: Të mblidhemi të gjithë më 19 janar para Kuvendit
Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, ka ftuar qytetarët të mblidhen në protestë më 19 janar, ora 17:30, para Parlamentit.
Në vijim reagimi i Arlind Qorit në rrjetet sociale:
Korrupsioni e ka degjeneruar tërësisht funksionimin e shtetit. Grykësisë dhe paaftësisë së Edi Ramës dhe bashkëpunëtorëve të tij u duhet dhënë fund.
Lëvizja BASHKË u bën thirrje qytetarëve të bashkohemi në protestë ditën e hënë (19 janar) në orën 17:30 përpara sallës së seancave plenare të Kuvendit të Shqipërisë për të kërkuar njëzëri:
1. Heqjen e imunitetit dhe shkarkimin e Belinda Ballukut.
2. Shkarkimin e Edi Ramës.
3. Hapjen e rrugës për zgjedhje të parakohshme si mënyra e duhur për daljen nga kriza.
4. Miratimin e ligjeve të minimumit jetik dhe Statusit të Minatorit.
POPULLI I BASHKUAR KA PËR TË FITUAR!
KOHA JONË SONDAZH

