Arlind Qori kundër investitorëve të mëdhenj, Lesi: Pse sulmon Shefqet Kastratin dhe Bashkim Ulaj?
Në emisionin ”Koha Jonë-Debat”, kreu i “Lëvizjes Bashkë”, Arlind Qori u përball me Nikoll Lesin, ku u diskutua çështja e investimeve të mëdha në zonën e Zvërnecit dhe ndikimi i tyre në ekonomi. Qori kundërshtoi këto projekte, duke thënë se deri tani nuk janë bërë publike detaje konkrete apo projekte të plota për investimet e premtuara. Ai ngriti shqetësime për ndikimin në ekosistemin e zonës, duke e cilësuar ndërtimin e madh si rrezik për natyrën dhe zhvillimin e qëndrueshëm. Sipas tij, zhvillimi i turizmit në Shqipëri nuk është i balancuar me sektorët e tjerë si bujqësia dhe industria, të cilat, sipas tij, po dobësohen.
Pjesë nga debati
Nikoll Lesi: Arlind, mos ji kundër biznesit të madh! Si individ, me sa shikoj, i urren të gjithë investitorët. Zverneci, pasi kam informacion të fundit që Radio Europa e Lirë, nuk e di nëse ke patur kohë ta shikoni, dha një koment të kompanisë investuese në Zvërnec ku thanë se ne do të investojmë pavarësisht protestës, por do zbatojmë kërkesat e protestuesve. Atëherë si ma komentoni ju se është një investim 4 miliard dollarë, janë 10.000 punonjës që do punësohen o Arlind, pra ti je kundër gjithë pronarëve të mëdhenj, duke i etiketuar si “hajduta”, por nuk janë të gjithë. Pra këto hapin fronte pune, do ketë 10 mijë punonjës! Kthehet zona e Vlorës dhe Myzeqeja në një fabrikë që kur të ndërtohet ky resorti i madh elitarë, ka nevojë për ushqime, për blegtori, për perime, për të gjitha që ngrenë jetesën dhe nivelin ekonomik të zonës. Pse je kundër Kastratit, Ulajt, etj? Biznesmenët e mëdhenjë punësojnë njerëz, paguajnë taksa, mbushin buxhetin e shtetit,…. them për ata që janë korrekt…
Arlind Qori: Ja të ta jap shpjegimin. E para njëherë, këta që flasin për 4 ose 5 miliard dollarë investime ende nuk kanë bërë publik asnjë lloj projekti, asnjë skicë minimale. E dyta, edhe zonë e mbrojtur natyrore, me 10 mijë banimi, se kanë premtuar që do të ndërtojnë 10.000 njësi banimi, e di sa shumë që janë, do të thotë ta shkatërrosh tërësisht ekosistemin. E treta, sipas statistikave, hyjnë më shumë lekë, por pavarësisht se është rritur turizmi po bie prodhimi bujqësor dhe prodhimi industrial. Më kupton? Pra, efektet e zhvillimit të turizmit në Shqipëri ngaqë nuk janë të mirëmenduar, nuk është një projekt i mirëmenduar, nuk është lajmi i mirë as për bujqësinë, as për industrinë, por mund të jetë lajmi i mirë për bujqësinë dhe industrinë e vendeve fqinje. Dhe ky është problemi, pra që ta shikosh turizmin si fetish dhe jo si një komponentë që vërtetë mund të kontribuojë në qoftë se mendohet siç duhet në zhvillimin e vendit. E katërta, mos harro diçka, që ti nuk mundet t’i vësh një vizë të gjitha gjërave, thjesht në emër të investitorit të madh, sepse aty në Zvërnec unë isha, fola me qindra banorë, ata kanë shqetësime serioze për faktin që është gabritur prona. Po ti nuk mund të thuash meqë do hidhen aty miliarda euro, le të shpronësojmë nja tre 400 fshatarë e t’ua japin tokë gangsterave. Si mund të rrethosh me tela me gjëmba det?
Lesi: Jam dakort dhe u pranua nga qeveria ky gabim. Tani kur ka një investitor, i cili që është dhëndëri i Trumpit, se unë e di që je kundër Trumpit, i cili investon 4 miliardë dollarë, është edhe reklamë falas për Shqipërinë. Pra kjo botë kështu funksionon, Arlind. Bile Greqia është shumë e shqetësuar nga ky investim. Investimi është një reklamë e madhe se në Shqipëri ka një investitor shumë të madh. Natyrisht shtohet numri i punonjësve, emri i Shqipërisë rritet nga investimi Kushner-Trump. Çfarë të keqe ke ti?! Po kështu kam parë që keni reaguar për Bashkim Ulaj në Rjoll…
Qori: Grabit tokat e fshatarit, ai.
Lesi: Po i ka blerë, më fal, se unë kam parë dokumentarë, ku ai ka blerë tokë të hipotekuar…
Qori: Ata kanë fituar gjyqin.
Lesi: Ai i ka blerë me dokumenta realë…
Qori: Ata janë akoma në gjyq. Si ka mundësi që pronar del njëri, e të pakënaqur dalin qindra? Si ka mundësi?
Lesi: Bashkim Ulajn s’e kam takuar dhe as që e njoh, por po them që investimi i tij në Rrjollë rrit zhvillimin e zonës, infrastrukturën e bën cilësore, shton sigurinë, punëson njerëz, etj. Rrit çmimin e tokës për këdo aty…
Qori: Investimi duhet bërë duke respektuar të drejtën e pronës, jo duke i grabit fshatarët dhe duke mbrojtur ekosistemin, sepse ti nuk mund ndërtosh pa kriter. Këtë dua të them, në qoftë se ti prish natyrën do i pish lëngun edhe turizmit. Problemi kryesor në Rrjoll është pronësimi i padrejtë i njerëzve, pra fakti që u kanë marrë pronën…
….

KOHA JONË SONDAZH

