Arrestohet mësuesja e matematikës, ftonte nxënësit për seks

 

Ish-mësuesja e matematikës është arrestuar këtë javë nën akuzë se ka kryer marrëdhënie seksuale me dy nxënësit e saj. Sipas raporteve të  CBS, Haeli Noelle Wey, 28-vjeçe, akuzohet se në dy raste ka kryer marrëdhënie seksuale me nxënës, duke abuzuar me detyrën. Ajo jepte mësim në shkollën e mesme “Westlake High School”, Texas, deri në 30 tetor kur edhe u pezullua pasi nisën hetimet.

Në bazë të dokumentit të hetimeve, Wey kishte komunikuar me një nga viktimat  e saj nëpërmjet rrjeteve sociale para se nxënësi të niste studimet në shkollën e saj. Ajo më pas i ftonte nxënësit për të kryer marrëdhënie seksuale, derisa rasti më i fundit ishte shënuar në shtatorit e kaluar.

SHKARKO APP