ARRSH qetëson shoferët: Qarkullohet pa zinxhirë!
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se reshjet e dëborës vijojnë të bien në zonat malore. Sipas ARRSH-së në të gjitha segmentet rrugore në vend qarkullohet pa zhinxhirë.
Njoftimi:
Njoftim për median dhe opinionin publik mbi gjendjen e akseve kryesore në vend Rajoni Verior Reshjet e borës kanë filluar të lehta në Tropojë Dibër dhe Fushë Arrëz-Kukës por pa sjellë probleme për qarkullimin. Kompania e mirëmbajtjes ka bërë trajtimin me kripë dhe është në terren me mjete e punëtorë nuk ka probleme në qarkullim. Rajoni Qendror Ka pasur reshje bore në Steblevë, është bërë pastrimi i rrugës dhe trajtimi me kripë, nuk ka probleme me qarkullimin.
Rajoni Jugor Kanë filluar reshjet e dëbores me intensitet të ulët në segmentet e mëposhtme:
– Qafë Thanë-Korçë-Kapshticë
– Qafë e Qarrit-Korçë-Ersekë
– Boboshticë-Dardhë
– Korçë-Voskopojë
– Zëmblak-Goricë.
Në të gjitha segmentet qarkullohet pa zinxhirë Kontraktorët janë në terren dhe në gadishmëri për çdo situate, me qëllim sigurimin e kalueshmerisë normale në të gjitha akset. Drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm, të reduktojnë shpejtësinë, të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë, të respektojnë sinjalistikën horizontale dhe vertikale.