Art i mahnitshëm në filxhanin e kafes
Një barist korean bën dizanjimet më të mahnitshme të artit të kafesë.
Lee Kang Bin krijon kryevepra brenda në filxhan duke filluar nga “Starry Night” i Van Gogh deri tek Pokemon.
26-vjeçari, i cili është pronar i ‘Cafe C.Through’ në Korenë e Jugut ka thënë se kurrë nuk ka marrë mësime për të pikturuar dhe kishte 10 vite punë kur filloi të krijojë atë që e quan “Art kremi”.
Lee është frymëzuar nga filma, poltikanë dhe nga festat. Ai ka fituar mjaft popullaritet me veprat e tij të mrekullueshme në kafe dhe ka filluar të japë mësime.
Pra, nëse doni të merrni aftësi për të bërë art në kafe, ju e dini ku duhet të shkoni.