Arta Marku: Kuvendi të miratojë sa më shpejt ndryshimet ligjore
Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku ka bërë thirrje nga Durrësi që Kuvendi të miratojë sa më shpejt ndryshimet ligjore që nevojiten pas vakumit të lënë nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese në lidhje me procedimet disiplinore ndaj magjistratëve.
Në fjalën që ka mbajtur në analizën e prokurorive të Durrësit, Kavajës dhe Elbasanit, Marku ka bërë apel që këto ndryshime të bwhen sa më shpejt, pasi dispozita kalimtare e Prokurorit të Përgjithshëm nuk e lejon atë që hetimet disilpinore ndaj prokurorëve të shkojnë deri në fund.
Marku ka theksuar që në fillim se ka shumë ankesa të qytetarëve që kanë shkuar direkt në adresë të saj dhe një pjesë pranë mediave dhe mosndërhyrja jonë ndaj prokurorëve të akuzuar është komentuar me nota denigruese, duke shtuar se kjo gjë nuk mund të bëhet përsa kohë nuk është zgjedhur Inspektori i Lartë i Drejtësisë, si autoriteti i vetëm që ka të drejtën për të hetuar prokurorët.