Askush s’mund të quhet Kim Jong-un në Korenë e Veriut, përveç diktatorit

Një vit para se të merrte pushtetin, diktatori ka lëshuar një urdhër, në të cilin prerazi theksohet që gjithë personat që kanë emër të njëjtë me të Kimit, duhet ta ndryshojnë atë. Kjo bëhet për të ruajtur traditën e dinastisë së udhëhequr nga Kim-Jong-at.
Urdhëri është lëshuar në janar të vitit 2011, pak kohë përpara se Kim të zinte vendin e babait të tij, i cili vdiq në dhjetor të po atij viti.
Urdhëri, i cili u është drejtuar organeve të partisë dhe autoriteteve të sigurisë thekson se duhet të bëhet një listë e të gjithë banorëve që quhen Kim Jong-un, të cilët duhet të ndryshojnë vullnetarisht emrat e tyre.

 

Po ashtu ndalohet me ligj pagëzimi i çdo fëmije që lind, me emrin e diktatorit Kim Jong-un.

Regjimi i Phenianit është i njohur për ndalimin e qytetarëve që të përdorin emrat e udhëheqësve, siç ka ndodhur në kohën e presidentit Kim Il-Sung dhe djalit të tij, Kim Jong-il, ky i fundit babai i Kim Jong-un.

Ligji është zbatuar me rigorozitet dhe nuk ka dyshime se ndonjë koreanoverior do të mund të guxojë të ketë të njëjtin emër si të udhëheqësit të Koresë së Veriut.
Në Korenë e Veriut asnjë nuk mban emrin Kim Il-Sung apo Kim Jong-il dhe nuk ka dyshim se i njëjti rregull vlen edhe për Kim Jong-un.

SHKARKO APP