“Askush të mos marrë pjesë”! PD bojkoton komisionet parlamentare

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka nisur nga sot bojkotimin e përkohsëhm të punimeve në Kuvend, duke mos qenë pjesë e Komisioneve Parlamentare.

Ky është një vendim i marrë ditën e djeshme.

“Nesër, e hënë, datë 10.11.2025, në mbledhjen e Grupit Parlamentar, ora 12:30, NUK duhet të mungojë askush!
Nesër, e hënë, derisa të jetë mbledhur dhe të ketë vendosur grupi parlamentar, ASNJË deputet NUK MERR PJESË në mbledhjet e Komisioneve Parlamentare. Ky do të jetë një reagim i përkohëshëm i grupit parlamentar nisur nga situata e krijuar në seancën e fundit, derisa Grupi Parlamentar të ketë diskutuar dhe marrë një vendim final. Pra, nesër NUK shkojmë në mbledhjet e Komisioneve Parlamentare”, thuhet në mesazhin e dërguar nga kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?